Rezultatet e një studimi që ka të bëjë me të 27 shtetet anëtare të BE-së që u bë publik sot po shkaktojnë shqetësim të madh për rritjen e ekstremit të djathtë, si dhe për efektet që do të ketë forcimi i partive populiste anti-europiane në zgjedhjet në Europë.
Studimi i ECFR (Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë) tregon se fraksionet e djathta populiste dhe euroskeptike mund të regjistrojnë një rritje spektakolare në zgjedhjet europiane të qershorit.
Partitë populiste pritet të zënë vendin e parë në të paktën nëntë vende anëtare të BE-së, duke përfshirë Francën, Austrinë, Belgjikën, Italinë dhe Holandën. Në të njëjtën kohë, ata pritet të zënë vendin e dytë ose të tretë në nëntë vende të tjera, përfshirë Gjermaninë, Spanjën dhe Suedinë, raporton abcnews.al.
Rezultatet e zgjedhjeve europiane pritet të shkaktojnë një sërë efektesh.
Sipas studiuesve, parlamenti i ardhshëm europian mund të bllokojë ligjet e marrëveshjes së gjelbër, por gjithashtu të marrë një qëndrim më të ashpër në fusha të tjera, si emigracioni, zgjerimi dhe mbështetja për Ukrainën.
Në të njëjtën kohë, mund të ketë edhe një ndikim në debatet e brendshme, duke përforcuar boshtin në rritje të qeverive që përpiqen të kufizojnë ndikimin e BE-së nga brenda.
Ndër këto vende janë Hungaria, Itali, Sllovakia, Suedia dhe ndoshta Holanda.
Kthimi i mundshëm i Donald Trumpit në pushtet në ShBA dhe koalicioni me prirje djathtiste e i përqendruar nga brenda në Parlamentin Evropian do të mund të rezultojnë në refuzim të “ndërvarësisë strategjike dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare në mbrojtje të interesave dhe vlerave europiane”, paralajmëruan hulumtuesit.
Autorët e studimit vlerësojnë se ekziston një mundësi e madhe e përfaqësimit të partive pro-ruse në Parlamentin e ardhshëm Europian, siç është partia pro-ruse bullgare Anagennisi, e cila mund të fitojë 3 mandate.
Studimi bazohet kryesisht në sondazhet e fundit të opinionit të kryera në 27 vendet anëtare të BE-së dhe në rezultatet e zgjedhjeve më të fundit parlamentare kombëtare, raporton abcnews.al.
Humbje për të gjitha grupet politike dominuese
Sipas parashikimeve, grupet politike dominuese në Parlamentin Europian, domethënë Partia Popullore Europiane e qendrës së djathtë (EPP), Socialistët dhe Demokratët e qendrës së majtë (S&D), centristi “Reneë Europe(RE), në të cilin kryesisht përfshihet Rilindja e Emmanuel Macron dhe të Gjelbërit (G/EFA), po humbasin të gjithë eurodeputetë, me EPP që pritet të ruajë vendin e parë.
Përkundrazi, grupi i ekstremit të djathtë Identiteti dhe Demokracia (TD) , i cili përfshin parti të tilla si Tubimi Kombëtar (RN) në Francë dhe Alternativa për Gjermaninë (AfD , si dhe Konservatorët dhe Reformistët Europianë (ESM, Euroskeptikët ), të cilat përfshijnë partinë Ligj dhe Drejtësi (PiS) në Poloni, Vëllezërit e Italisë (FdI) ose Vox në Spanjë pritet të fitojnë terren, raporton abcnews.al.
Grupi i partive të djathta ekstreme, “Identiteti dhe Demokracia” mund të dalin si forcë e tretë, me 98 vende, duke mos llogaritur një bashkim të mundshëm të grupit me eurodeputetët hungarezë të partisë së Viktor Orban, që aktualisht nuk janë pjesë e asnjë grupi.
Gjithashtu, një koalicon që do të përfshinte të djathtën populiste, e përberë nga EPP (Partia Popullore Europiane)TD dhe ESM, mund të krijohej dhe do të fitonte 49% të 720 vendeve në Parlamentin e ardhshëm Europian.
“Në sfondin e rritjes së populizmit, i cili mund të ndryshojë me kthimin (e mundshëm) të Donald Trump në presidencën amerikane këtë vit, partitë kryesore politike duhet të zgjohen, të vlerësojnë qartë kërkesat e votuesve, dhe Europa do të bëhet më e fuqishme në skenën botërore, sipas shkencëtarit politik britanik Simon Hicks.
/abcnews.al