Zgjedhjet e vitit 2021, Lorik Cana me një peticion për Diasporën

schedule17:10 - 6 Qershor, 2020

schedule 17:10 - 6 Qershor, 2020

Kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana, ka ndërmarrë një nismë, ose më saktë një peticion për njerëzit që ta firmosin, duke i dhënë mundësinë rezidentëve të Diasporës që të kenë të drejtë vote. Sipas Canës, stabiliteti i Shqipërisë varet nga kjo gjë, si dhe e ardhmja do të ndryshohet përmes fuqisë së votës së Diasporës.

“Të dashur, miq, vëllezër dhe motra,

Ditët e fundit, politika shqiptare po diskuton ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në këto kohë të vështira kur po përballemi me Koronavirusin dhe po kujdesemi për familjet dhe njerëzit tanë, kemi një dritare për të ndryshuar të ardhmen e Shqipërisë nëpërmjet fuqisë së Votës së Diasporës.

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore do të bëjë rekomandimet në Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe Votën e Diasporës në lidhje me zgjedhjet e planifikuara për vitin 2021.

Ju lutem, firmosni peticionin, bashkohuni me familjet dhe njerëzit tuaj, qarkulloni çdo lloj kontakti midis njëri-tjetrit. Stabiliteti i Shqipërisë varet nga kjo gjë!

Reforma e nevojshme Zgjedhore për Përfaqësim me Lista të Hapura dhe Votën e Diasporës në Shqipëri do të sjellë stabilitetin politik, zhvillimin ekonomik dhe do të reflektojë vullnetin e vërtetë të popullit.

Kosova e ka realizuar një gjë të tillë, le ta bëjmë dhe në Shqipëri”, shkroi Lorik Cana në faqen e tij zyrtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!