“Zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut, shqetësuese”, Ali Aliu zbulon si u bë pjesë e politikës

schedule11:03 - 16 Maj, 2024

schedule 11:03 - 16 Maj, 2024

Figura përbashkuese e shqiptarëve, akademiku Ali Aliu ka rrëfyer në emisionin “Pas Mesnate” se si u bë pjesë e politikës, më kontretisht e LDK-së.

“U përfshiva në politikë bashkë me një grup intelektualësh në fillim të viteve ’80, kur filluan të lindnin partitë alternative në Beograd, Jugosllavi, Zagreb dhe Shkup. Nga fundit i viteve ’80 për çdo javë po lindnin parti aleternative. Prishtina mbeti e fundit…

Ne u bëm një grup dhe u themelua, mendonim të gjithë të bëhej një parti dhe të ktheheshim prapë atje ku ishim dhe të bënim të gjithë punën tonë. Dy mandate në kryesinë e LDK-së, mbeta…”.

Gjithashtu, ai ka folur dhe për situtën politike në Maqedoninë e Veriut, duke i konsideruar zgjedhjet e fundit shqetësuese.

Studiuesi ka theksuar se shqiptarët atje janë faktor i rëndësishëm dhe ka rrugë të tjera zgjidhjeje, jo me mosmarrëveshje.

“Në Maqedoni nuk më pëlqeu fare kjo ndarje për zgjedhjet e fundit. Të shohim ç’do të bëjnë me qeverinë, por nuk po më duket se po shkojnë drejt një zgjidhje më të mirë për shqiptarët. Dëshiroj që të mos më dal frika, por nuk shoh gjë të hajrit, janë faktor i rëndësishëm shqiptarët atje, janë 1 e treta. Dy blloqe u bën dhe po bëjnë gara se kush do të futet në një parti që është me origjinë anti-shqiptare, ka rrugë të tjera që duhet t’i zgjidhin”, deklaroi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!