Zgjedhjet e 30 qershorit, shefja e misionit të OSBE-ODIHR në zyrën e Ramës

schedule11:27 - 24 Qershor, 2019

schedule 11:27 - 24 Qershor, 2019

Vetëm pak ditë para 30 qershorit  dhe ndërsa mes palëve politike ka debat nëse zgjedhjet vendore do të mbahen apo jo në këtë datë, drejtuesja e misionit të OHIHR, Audry Glover po zhvillon sot një takim me kreun e maxhorancës Edi Rama. Zonja Glover mbërriti në selinë rozë në orën 11.00 dhe takimi i saj me kryeministrin Rama po vijon ende. 

Shefja e misionit të OSBE-ODIHR Audrey Glover ka vizuar paraditen e sotme kryeministrin Rama në selinë e Partisë Socialiste. Gazetarja e ABC News Yllka Kamenica raporton se temë e diskutimit janë zgjedhjet e 30 qershorit dhe shefja e misionit të OSBE është e interesuar për t’u njohur me mbarëvajtjen e këtij procesi.

Mësohet se në takim është dhe kreu i grupit socialist Taulant Balla.

Ky takim vjen pas krizës politike që ka mbërthyer vendin. Nuk dihet nëse ajo do të vizitojë edhe kreun e PD-së Lulzim Basha, por sot axhenda e saj është përqëndëruar në selinë e PS-së.

Monitorimi i zgjedhjeve të 30 qershorit është një eksperiencë e re, pasi nuk ka patur më parë  mundësi që në shumë bashki të ketë vetëm një kandidat dhe se situata politike e ndezur e rrezikon këtë proces zgjedhor.

Për procesin zgjedhor në 30 qershor nuk ka patur deklarata që janë vënë në diskutim. Ata janë shprehur se nuk ndërhyjnë, pasi janë thjesht vëzhgues të këtij procesi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!