Mazhoranca duket e vendosur të shkojë në zgjedhjet e 30 qershorit pa opozitën.
ABC News ka mësuar se kryeministri ka thirrur të shtunën një takim me kandidatët vendorë për kryetar bashkie e këshilltarë.
Takimi do mbahet në Pallatin e Kongreseve dhe të pranishëm do jenë edhe ministrat e qeverisë, një pjesë e të cilëve, janë të angazhuar si drejtues politikë në qarqe. /ABC News Albania 24/7