“Zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, por jo perfekte”, Kim: Koha që të votojë diaspora

schedule10:38 - 24 Maj, 2022

schedule 10:38 - 24 Maj, 2022

Është zhvilluar këtë të martë Konferenca e Kombëtare nga KQZ dhe OSBE. E pranishme ishte edhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim e cila gjatë fjalës së saj është shprehur se zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira por jo perfekte. Ambasadorja ka deklaruar se SHBA do të vazhdojë të mbështesë reformat në Shqipëri, ndërsa  theksoi se është koha që diaspora të votojë.

“Jam e kënaqur që jam me ju për këtë diskutim mbi votimin e diasporës nga jashtë vendit. Është mirë të shikosh të gjithë bashkë për të diskutuar për shtrirjen e votës  jashtë vendit. Duke pasur parasysh edhe statutet dhe kushtetutën është koha e duhur që të merren hapat që diaspora të mund të ushtrojë këtë të drejtë. Mënyra të lira dhe të drejta për të zgjedhur udhëheqësit tanë. Akti i mbajtjes së zgjedhjeve është një demonstrim i forcës. Zgjedhjet një çast në proceset demokratike. Zgjedhjet parlamentare të 2021 shënuan një ngjarje vendimtarë që ishte rikthimi i opozitës në Kuvend.

Zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, por nuk ishin perfektë. Të gjithë e dinë këtë. SHBA mirëpresin takime të tilla për të adresuar problemet në zgjedhje përfshirë edhe mungesën e diasporës për të votuar. Ne nxisim punën dy partiake që zgjedhjet e ardhshme të përmbushin standardet.

SHBA do mbështesin reformat për Shqipërinë, qoftë ajo e drejtësisë, qoftë ajo zgjedhore. E drejta e diasporës për të votuar mbështetet nga Kushtetuta. Sistemet tona të qeverisjes janë gjithmonë të papërsosura. Mbrojtja më e mirë e domokracisë është ushtrimi i saj. SHBA do të vazhdojnë të mbështesin reformat që janë të nevojshme për të forcuar institucionet e Shqipërisë. Ne mbështesim të gjitha proceset zgjedhore që ta ndihmojnë Shqipërinë në rrugën Evropiane“, tha mes të tjerash Kim.

Sekretar i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, u shpreh se sa i takon votës së emigrantëve, është koha që ky proces të ecë para.

KQZ  është në pozicion më të mirë për ta çuar përpara këtë proces. Këtu mund të hapen debate në lidhje me përfaqësinë, sa është pesha e votës së emigrantëve, por ne kemi një regjistër për emigrantët shqiptarë, do të jenë të regjistruar në një vend të veçantë dhe vota do llogaritet aty, nga ana tjetër mund të dalin probleme në skemën që ju mund ta merrni përsipër. KQZ mund të shërbejë si shtytës për të sjellë skema për t’u diskutuar, me qëllim implementimin. Por duhet punë dhe për sensibilizimin e qytetarëve që jetojnë jashtë për t’u bërë pjesë e këtyre listave”, u shpreh ai.

/abcnews.al