Kryeministri i Kosovës të dielën do të udhëtojë në drejtim të Shqipërisë për të votuar në zgjedhjet parlamentare pasi ka edhe nënshtetësi shqiptare.
Lajmin për votën e Kurtit e ka dhënë në një intervistë për kanal 10, kandidati i pavarur për deputet Boiken Abazi dhe aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri.
“Besoj që po, ai mori pjesë edhe dje në tubimin tonë përmbyllës, mori pjesë online me një mesazh”, ka thënë ai.
Abazi po ashtu u ka bërë thirrje gjithë kosovarëve që kanë shtetësi shqiptare të marrin pjesë të udhëtojnë drejtë Shqipërisë për të votuar.
“Unë shfrytëzoj lajme t’i bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që kanë edhe nënshtetësi të vijnë këtu në fundjavë për të dhënë një ndihmë në fillimin e një ndryshimi të madh edhe në Republikën e Shqipërisë”, tha ai.e.su./abcnews.al