Mbrëmjen e djeshme, u caktua data e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, të cilat do të mbahen më 14 shkurt.
Lidhur me këtë reagimet kanë qenë të shumta, veçanërisht nga personazhet publikë.
Më e fundit, ka qenë këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima, e cila ka bërë të ditur se është simpatizuese e Lëvizjes Vetëvendosje.
“VV”, ishte mbishkrimi i fotos së fundit të postuar nga ajo në rrjetin social Instagram.
Kujtojmë që Besa është gjithmonë aktive lidhur çështjet më aktuale në Shqipëri dhe jo vetëm. Edhe politika nuk ka bërë përjashtim, pasi siç dihet babai i saj është politikani Koço Kokëdhima. l.k/abcnews.al