Zgjedhjet e 11 majit/ Prokuroria e Posaçme vendos në dispozicion të qytetarëve numrin e gjelbër

schedule17:43 - 9 Maj, 2025

schedule 17:43 - 9 Maj, 2025

Tiranë- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka vënë në dispozicion numrin e gjelbër, 0800-04-05. Ky numër, siç sqaron prokuroria e Posaçme do të jetë në dispozicion të qytetarëve, gjatë ditës së zgjedhjeve, nga ora 07:00 deri në 19:00.

Nëpërmjet këtij numri qytetarët mund të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, nëse do të hasin lidhur me zgjedhjet.

“Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjatë ditës së zgjedhjeve, nga ora 07:00 deri në 19:00, vë në dispozicion të qytetarëve numrin e gjelbër.”, thuhet në njoftimin zyrtar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!