Zgjedhjet e 11 majit/ Komisionerja e BE: Një nga proceset më të rëndësishme, jam e sigurt se do jenë të lira dhe të ndershme

schedule11:19 - 13 Mars, 2025

schedule 11:19 - 13 Mars, 2025

Në konferencën për mediat, me kryeministrin Rama, komisionerja për zgjerimin në BE, Marta Kos komentoi edhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ajo vlerësoi se procesi zgjedhor është ndër proceset më të rëndësishme në demokraci, ndërsa vlerësoi se në këto zgjedhje do të kenë mundësi të votojnë edhe emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë.

“Zgjedhjet parlamentare janë një nga proceset më të rëndësishme në një demokraci. Kjo është zgjedhja e qytetarëve të kryejnë detyrën e tyre të votojnë, shpresoj të votojnë dhe të ketë numër të lartë. Jam e sigurt se do jenë të lira dhe të ndershme, mirëpres faktin që diaspora do të ketë mundësinë të votojë në këto zgjedhje. Të flasin me votë për ato gjëra të rëndësishme, për parime dhe themele të demokracisë.” u shpreh ajo.

Sakaq kryeministri Rama u shpreh se për të arritur në destinacionin final, familjen europaine, duhen kryer të gjitha detyrat e shtëpisë. Pasi, sic u shpreh Rama, BE mund të të pengojë edhe pa të drejtë, por për të dhënë një gjë më shumë duhet të bësh detyrat.

Anëtarësimi në BE nuk është një udhëtim me autobus apo me aeroplan por është krijimi këtu i kushteve dhe standardeve për të qenë anëtar i familjes atje. Që do të thotë zgjerim i mureve të asaj familjeve. Kjo gjë nuk bëhet nëse ne nuk kemi program elektoral për të ardhur në qeveri se ne jemi qeveria, por kemi prog për të gjitha fushat. Shqipërinë 2030 në BE e shohim si realizim të programit që kemi. Punët e këtij programi do ia bëjmë të njohura publikut. Rezymeja është një pasaportë për të hyrë në BE, dhe të hysh nga korridori i parë, dhe jo nga të tjerët. E njëjta gjë edhe për studentët, të jenë student europianë jo me para ekstra etj. Negociatat janë të bazuara në rezultate, BE nuk të jep një gurë për të carë kokën po nuk bëre detyrat, jo më të japin mbështetje. Për të penguar të pengojnë sa herë të duan edhe pa të drejtë, për të dhënë një gjë më shumë duhet të bësh detyrat. Do shkojmë në mal pasi të kesh bërë detyrat. Ky është BE./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!