Zgjedhjet dhe vota e Diasporës, Rama mbledh drejtuesit politikë në qarqe  

schedule10:23 - 20 Janar, 2025

schedule 10:23 - 20 Janar, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë drejtuesit politikë të qarqeve. Mbledhja është zhvilluar online. Në këtë takim është diskutuar lidhur me zgjedhjet, por gjithashtu një fokus të veçantë ka marrë edhe vota e Diasporës.

“Një fokus i veçantë ka qenë tek vota e emigrantë që socialistët e cilësojnë tejet të rëndësishme sa i përket rezultatit të zgjedhjeve parlamentare. Kryeministri Rama ka kërkuar një angazhim të shtuar në vendet ku janë qytetarët shqiptarë. Janë mbi 42 mijë aplikime që në këto momente janë bërë në KQZ. Ndërkohë mbizotërojnë kërkesa nga Italia fqinje, por edhe nga Greqia, për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, raportoi për ABC News, gazetarja Greta Bullari.

Ndërkohë kreu i qeverisë Edi Rama sot ndodhet në Davos në Zvicër, ku merr pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror 2025.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!