Zgjedhjet, çfarë e tremb Blerina Gjylametin (Video)

schedule17:27 - 28 Qershor, 2019

schedule 17:27 - 28 Qershor, 2019

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti deklaroi këtë të premte se me datën 30 Qershor njerëzit do t’i thonë jo një politike që i mbivendoset vullnetit të tyre. Ajo ishte e ftuar në studion e ABC News.

Kur u pyet nga gazetarja Juli Xhokaxhi nëse i trembet faktit që PS mund të fitojë 61 bashkitë dhe në këtë mënyrë kalojmë në një sistem që nuk është më pluralist, Gjylameti tha se i trembet vetëm të mos qenit në lartësinë e pritshmërive që kanë qytetarët.

“Unë i trembem vetëm një elementi. Është të mos qenit në lartësinë e duhur për çfarë kanë pritshmëri qytetarët shqiptarët. Mendoj se vit pas viti duke qenë se jemi lodhur duke parë njerëz të papërgjegjshëm që na drejtojnë, sot ajo që i trembem është që rritja e pritshmërisë për të pritur gjithmonë më mirë, më mirë, më mirë është që ngrihen kërkesat. Në këtë aspekt ajo që i trembem është a do të jemi në lartësinë e duhur për të plotësuar të gjitha këto pritshmëri. Ajo që më takon mua është që në datën 30 njerëzit do i thonë jo njëherë e mirë një politike që do që t’i mbivendoset vullnetit të popullit”, tha Gjylameti.

Për sa i përket bojkotimit të zgjedhjeve nga ana e opozitës, ajo tha se “Nuk besoj se ka të bëjë me mungesën e demokracisë të respektosh vendimmarrjen e opozitës, e cila ka një vendim tërësisht të padëgjuar ndonjëherë, për mua më i gabuari që është ndërmarrë ndonjëherë, por në fund të ditës demokracia është të respektosh vendimmarrjen e tyre”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!