Gazetari Ardit Rada në një intervistë në “ABC News” foli për zgjedhjet e zhvilluara në 11 maj. Në këto zgjedhje Berisha ka pësuar një rënie drastike në të gjithë vendin.
Gazetari Rada tha se kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka trajtuar qytetarin shqiptar si injorant dhe se fushata e tij, ka qenë tërësisht fyese për publikun.
Më tej ai nënvizoi se Partia Demokratike, sipas tij shkatërroi të gjithë strukturën e saj.
“Fushata që ka bërë Berisha është fyese për publikon. E ka trajtuar qytetarin shqiptar si injorant. Sa i përket listave, mund të them që ka qindra mijëra demokratë në Tiranë që kanë dashur të zgjidhej Tabaku dhe Alimehmeti. 1/3 e listës së Tiranës Berisha i ka dhënë aleatëve pa i pasur asnjë lloj borxhi. Çfarë borxhi i ka pasur Metës, apo Mediut që nuk ka garuar që në 2005 me partinë e tij. Këto shohin demokratët dhe çfarë të zgjedhin…Kush ka pasur mend dhe dëshirë, na ka dëgjuar…kush nuk ka pasur dëshirë të na dëgjojë ka vijuar të na shajë…”, tha mes të tjera Rada.
/abcnews.al/

