Zgjedhje të përgjithshme më 13 Tetor? Flet deputeti socialist

schedule20:30 - 2 Korrik, 2019

schedule 20:30 - 2 Korrik, 2019

Në një deklaratë për media Presidenti Ilir Meta deklaroi se me datë 13 Tetor në vend do të mbahen zgjedhjet lokale, presidenciale dhe ato të përgjithshme. Por për deputetin socialit Alket Hyseni nuk është Presidenti ai që cakton datën e zgjedhjeve të përgjithshme.

“Së pari Presidenti i Republikës i ka të përcaktuara raste se kur mund të ushtrojë kompetencat e tij lidhur me çëshyjen e zgjedhjeve të parakohshme. Kjo varet tërësisht nga mazhoranca. Ne e kemi thënë edhe para zgjedhjeve se ne shkojmë kur të duan ata në zgjedhje parlamentare. Kjo nuk është çështje sfide dhe ne nuk jemi desh që do të ndeshemi se kush i ka brirët më të fortë. Por meqenëse opozita ka pretenduar se kjo mazhorancë nuk ka mbështetjen e shqiptarëve ne u kemi thënë që jemi gati që t’iu sfidojmë kur të doni. Ajo që nuk kemi pranuar ne është precedenti i rrezikshëm për demokracinë. Qeverisë nuk i hyn gjemb në këmbë nga kapriçot e forcave të cilat nuk kanë numrat e duhur në Parlament. Por vendit i vinte një e keqe shumë e madhe dhe ne gjykuam në të mirë të vendit. Po të ishte për interesin tonë personal kompromisi mund të ishte bërë. Opozita është e ftuar që të provojë në betejën e ardhshme elektorale veten. Ka qenë ajo që nuk ka pranuar asnjë kusht të kësaj natyre dhe iu bë edhe sfida ku iu tha merrni një bashki më tepër dhe shkojmë në zgjedhje të përgjithshme. Meqë e mbështeste populli sipas tyre, pse nuk erdhën?”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!