Zgjedhje të parakohshme? Shameti: 2017 nuk ka për t’u përsëritur më

schedule18:53 - 4 Prill, 2019

schedule 18:53 - 4 Prill, 2019

“Nuk heqim asnjë presje nga qëndrimi ynë, nuk ka zgjidhje në tavolinë, 2017 nuk ka për t’u përsëritur më”.

Është ky qëndrimi që ndau në studion e ABC News deputeti socialist Adnor Shameti me gazetaren Juli Xhokaxhi. Sipas tij kushtetuta  e përcakton qartë që zgjedhjet politike parlamentare janë çdo 4 vjet.

“Ajo që ndodhi në 2017 jashtë kushtetuese janë zgjedhjet e parakohshme se zgjedhjet politike parlamentare janë çdo 4 vite. Kushtetuta përcakton shprehimisht që zgjedhjet politike parlamentare janë çdo 4 vjet”.

Duke pasur parasysh edhe qëndrimet e ndërkombëtarëve që kundërshtojnë zgjedhjet e parakohshme dhe djegien e mandateve, deputeti socialist thekson se në këto kushte nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjidhje extra ligjore.

“Kanë qenë unison që zyra e BE në Shqipëri kundërshton çdo qëndrim për zgjedhje të parakohshme dhe djegien e mandateve. Në këto kushte nuk ka dhe  nuk mund te këtë zgjidhje extra ligjore”.

Në çdo rast, shprehet ai; në pushtet vihet përmes zgjedhjeve dhe pse këmbëngulet për reformë zgjedhore, rekomandimet e ODIHR janë rekomandime që synojnë në përmirësimin sa më të madh dhe të të metave.

Zgjedhjet e 30 qershorit do bëhen me këtë kuadër ligjor, dhe këto qëndrime do reflektohen në sjelljen e elektoratit. Në këto kushte i takon gjithsecilit që të mbajë përgjegjësitë e veta politike”.

Sa i takon shtyrjes së komisionit të reformës zgjedhore, Shameti shprehet se këtu i është dhënë mundësi kryesuesit të partisë më të madhe opozitare që të ketë statusin e bashkëkryetarit të reformës zgjedhore në statusin e vëzhguesit dhe të drejtën e vetos për reformën zgjedhore.

“E  reja në vendimin e djeshëm në Kuvendin e Shqipërisë që tregon vullnetin e PS është që sado pjesa më e madhe kanë djegur mandatet, ne kemi krijuar që kryesuesit të partisë më të madhe opozitare i jepet e drejta që të ketë statusin e bashkëkryetarit të reformës zgjedhore dhe në statusin e vëzhguesit. Përfaqësuesi i partisë më të madhe opozitare do ketë statusin e vëzhguesit por me të drejtën e vetos për të dakordësuar qëndrimin e reformës zgjedhore. Kjo tregon vullnetin e kësaj mazhorance.

Megjithëse janë votat edhe zgjidhja nuk është në qëllimin e mazhorancës. Kalimi në mënyrë të njëanshme i reformës zgjedhore”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!