Mali i zi pritet të zhvillojë zgjedhjet e parakohshme në fillim të vitit 2023. Kështu ka bërë të ditur, Nikola Gegaj, nga radhet e Partisë së presidentit, Milo Gjukanovic, në një intervistë për ABC.
Deputeti i social demokratëve sqaroi se politika në vend është në ngërç pas refuzimit të deputeteve për të miratuar shpërndarjen e parlamentit.
Sipas Gegaj një krizë politike e tillë nuk është parashikuar nga kushtetuta. Nisur nga ky fakt, deputeti thotë se presidentit i jepet kompetenca të shpallë zgjedhjet e parakohshme.
Vendim për datën e këtij procesi pritet të caktohet pas zgjedhjeve vendore të kësaj të diele.
Me 28 prill të këtij viti, Dritan Abazoviç, kryetar i lëvizjes Ura, me mbështetjen e partisë së Gjukanoviçi, u be kryeministri i parë shqiptar në mal të zi, që do të udhëhiqte një qeveri të pakicës.
Mirëpo, marrëveshja e Abazoviçit me Kishën Ortodokse Serbe shkaktoi polemika të mëdha politike.
Milo Gjukanoviç para disa ditësh kishte kërkuar shpërndarjen e kuvendit, pasi refuzoi propozimin e Frontit Demokratik pro-serb, Demokratëve dhe Lëvizjes URA, që Miodrag Lekiç të mandatohet për të formuar Qeverinë e re.
Mirëpo ky vendim nuk u mirëprit nga mazhoranca e vjetër, të cilët nuk e vendosën në rend të ditës propozimin e kreut të shtetit.
Partitë që fituan shumicën në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në gusht të vitit 2020 kërkojnë të mbajnë një qeveri teknike me kryeministër, Dritan Abazoviç.


