Në Rusi, sot votohet për zgjedhjet presidenciale. Vladimir Putin shkon drejt mandatit të kartërt i sigurtë. Paqartësi e vetme, mbetet pjesëmarrja. Pasi votoi në Moskë, Putin tha se programi i tij është i duhuri për vendin.
Janë hapur qendrat e votimit në Rusi për zgjedhjet presidenciale, në të cilat, fitorja e Vladimir Putin, që garon për një mandat të katërt kundër 7 rivalëve të tjerë, duket e qartë. E vetmja e panjohur është pjesëmarrja në votime. Janë pothuajse 111 milionë qytetarë me të drejtë vote që do të vendosin fatin e këtij shteti, mes të cilëve 1.8 milionë banojnë jashtë. Janë rreth 97 mijë kuti votimi, të shpërndara në 11 orare të ndryshme, që nga rajoni më lindor Chukotka-Kamchatka ku banorët kanë filluar votimin që të shtunën, në atë më perëndimor, enklavën Kaliningrad, mes Polonisë dhe Lituanisë.
“Jam i sigurtë që programi që kam prezantuar është i duhuri për vendin”, kështu u shpreh Putin pasi bëri zgjedhjen e tij në një qendër votimi në Moskë.
Atyre që e pyetën lidhur me pjesëmarrjen në procesin zgjedhor nëse do të konsiderohet sukses, shefi i Kremlinit u përgjigj: “Do të pranoj çfarëdo rezultati, mjafton që lejon zhvillimin e detyrës presidenciale”.
Lidhur me këtë çështje, pjesëmarrja duhet të jetë të paktën 70%, në mënyrë që suksesi i Putin të jetë i plotësuar. Ndërkohë, sondazhet e fundit tregojnë se ai mund të fitojë deri në 73% të votave. Në këtë mënyrë, Rusia përgatitet për një mandat 6-vjeçar të Putin.
Votimi do të mbyllet në 20:00, ora 18:00 në Shqipëri. Ndërsa exit poll-et e para do të publikohen në orën 21:00, me orën lokale ruse. Ndërkohë, 555 mijë vëzhgues, lokalë dhe ndërkombëtar janë angazhuar në procesin zgjedhor. Lideri opozitar, Alexei Navalny, i cili nuk u lejua të garonte për shkak të një dwnimi për përvetësim fondesh, ka bërë një fushatë për bojkotimin e zgjedhjeve. Gjithashtu akuzoi Kremlinin për manipulim me votat./abcnews.al