Zgjedhje në Danimarkë, sondazhet nxjerrin fituese të majtën

schedule22:30 - 5 Qershor, 2019

schedule 22:30 - 5 Qershor, 2019

Partia Social Demokrate në Danimarkë pritet të shpallë një fitore të ngushtë në zgjedhjet e përgjithshme, të dominuara nga debatet mbi ndryshimet e klimës, shpenzimet publike dhe emigracionin. Sondazhet paraprake tregojnë se blloku i majtë ka siguruar 90 nga 179 mandate të Parlamentit danez. Kjo do t’u hapte rrugë social-demokratëve të formojnë një qeveri nën udhëheqjen e lideres METE FREDERIKSEN. Në moshën 41-vjeçare ajo do të jetë kryeministrja më e re në moshë në historinë e vendit nordik. Nëse konfirmohen, rezultatet do t’i japin fund qeverisjes së kryeministrit Lars Loke Rasmusen, i Partisë Liberale, i cili ka 14 vjet pushtet në 18 vitet e fundit. Blloku i tij i qendrës së djathtë, sipas sondazheve, merr 80 mandate në Parlament. Gjatë fushatës social-demokratët, që në 4 vitet e fundit kanë qenë në opozitë, janë zotuar se do të rrisin shpenzimet publike, do të rrisin taksat për bizneset dhe të pasurit, si dhe do të rishikojnë reformën e pensioneve në mënyrë që ata që kanë punuar për 40 vjet të tërhiqen më herët./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!