Zgjedhja e Milatoviç dhe situata në Maqedoni, analisti: Ç’do fillim ngre shqetësim, brenda vitit kemi ndryshime kushtetuese

schedule16:58 - 8 Prill, 2023

schedule 16:58 - 8 Prill, 2023

Zhvillime të rëndësishme kanë ndodhur kohët e fundit në Malin e Zi, sidomos me rënien e Milo Gjukanoviç dhe triumfin e Jakov Milatovic në zgjedhjet presidenciale.

Ndryshime të cilat kanë ngritur shqetësime, në lidhje me Serbinë dhe ndikimin rus në Ballkan.

Analisti Ylber Sela, i ftuar në “Ballkan Update” ka thënë se normalisht çdo fillim ngre shqetësime.

Çdo fillim normalisht ngre shqetësime. Pritej ky ndryshim, sepse vet shkuarja në zgjedhje nga situata e krijuar në Malin e Zi krijonte përshtypjen që do të kemi ndryshime. Do të shohim se çfar do të bëj presidenti i Malit të Zi, por do të shohim edhe influencën e Abazovic, pasi ai e mbështeti presidentin e ri.

Politika e re e kanë të qartë që e mira për të gjithë qytetarët është mosndryshimi i kursit, pasi kjo do ta çonte sërish situatën në zero.  Mund të kemi ndryshime të vogla, por në përgjithësi Mali i Zi do të vazhdojë integrimin europian” tha ai.

Në lidhje me mundësinë e pensionimit të Gjukanovic nga politika, Sela tha se kjo do të varet nga politika e re.

Nëse presidenti i ri dhe politika e re do të shkojnë në drejtimin e duhur, atëherë mbyllet kapitulli i Gjukanovic. Nëse presidenca e re do të ketë devijime, mund të rikthehet sërish partia e Gjukanovic dhe ai vet. Rikthimet janë të mundshme në Ballkan”, u shpreh Sela.

Situatë e tensionuar edhe në Maqedoninë e Veriut, pasi ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicave në të, po rezulton e vështirë, për shkak të bllokimit të opozitës.

Sela tha se opozita duhet të mësoje nga ish-kreu i saj dhe ajo çka solli ajo që bëri me Greqinë.

Ai shtoi se beson brenda këtij viti, ndryshimet kushtetuese do të arrihen.

“Politikanët tanë duhet të mësojnë nga kaluara. Kujtojmë atë që Maqedonia humbi me Greqinë.

Topi është te pala jonë. Ajo Bullgare kë të drejtën e vet. Besoj se qeveria këtu te ne është e interesuar të bëjë këtë kompromis dhe është në të mirë të demokracisë së vendit.

Kjo nuk bën diçka të keqe për Maqedoninë, por vetëm e demokratizon më shumë vendit, por problem është se opozita maqedonase po e bllokon procesin.

Partitë politike shqiptare janë të interesuara dhe nuk besoj se do të ketë probleme.

Unë mendoj që topi është partia më e madhe opozitare. Këtu ka shumë skenarë. Opozita kërkon që të shkohet në zgjedhjet të parakohshme dhe më pas të bëhen ndryshimet, që mendoj se është një gjë e gabuar.

Edhe në Maqedoni faktori ndërkombëtar ka rëndësinë e tij dhe duhet të kenë ndikimin e tyre.

Skenari më i mirë është që në fund të qershorit të mbyllet kjo cështje dhe më pas do të hapet rruga për në BE dhe pas kësaj zgjidhje të bëhen edhe zgjedhjet e parakohshme.

Do të jetë e vështirë. Vizita e ndërkombëtarëve tregon se nuk është e lehtë, plus ndikimi rus dhe mendoj që duhet të rritet presioni nga ndërkombëtarët dhe besoj që edhe partia opozitare të mendojë më shumë për shtetin sesa për partinë e tij se kur do të vijë në pushtet.

Duhet të marri mësime nga ish-kryetari i tij dhe kush humbi, humbën qytetarët.

Ky vit do të na gjejë më ndryshime kushtetuese, se me cilin  skenar nuk e di”, përfundoi ai.r.t/abcnews.al