Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhja e kreut të SPAK/ E ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane mbërrin në KLP

schedule08:45 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 08:45 - 11 Dhjetor, 2025

TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë këtë të enjte kreun e ri të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Teksa duhen edhe pak minuta nga nisja e orarit zyrtar të mbledhjes, e ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë Nancy Van Horn kanë mbërritur në KLP për të ndjekur procesin nga afër.

Për drejtimin e Strukturës së Posaçme në garë janë katër kandidatë, përkatësisht; Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gogaj, dhe Klodian Braho.

Kandidatët do të prezantojnë platformat e tyre dhe më pas do jetë KLP-ja, e cila do të përzgjedhë pasuesin e Altin Dumanit, për një mandat trevjeçar në krye të SPAK./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!