Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhja e kreut të SPAK/ Adnan Xholi prezanton platformën: Duhen hetime të shpejta dhe prova të pakundërshtueshme në gjykatë

schedule09:09 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 09:09 - 11 Dhjetor, 2025

TIRANË- Nis mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili këtë të enjte do të zgjedhë kreun e ri të SPAK. Në garë janë katër kandidatë. Aktualisht kandidati Adnan Xholi ka nisur prezantimin e platformës së tij para anëtarëve të KLP-së.

Ai theksoi se SPAK ka arritje të konsiderueshme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Kandidati Xholi  u shpreh se ka aftësitë profesionale për të drejtuar Strukturën e Posaçme.

“ SPAK ka arritje kundër krimit. Mbështetje të palëkundur prokurorëve pasi me ta kalojmë më shumë kohë se më familjen biologjike. Plotësoj të gjitha kriteret. Duhen hetime të shpejta, prova të pakundërshtueshme në gjykatë, punë për të cilën jemi betuar sitë aftë për ta bërë dhe do ta bëjmë me patjetër. Kam 27 vjet karrierë të pashkëputur.

Suksesi i prokurorëve matet në gjykatë. Nëse do gëzoj besimi tuaj, jam i gatshëm të vendos në dispozicion ekspertizën e spikatur në drejtim aftësitë që kam në menaxhimin e skuadrave të përbashkëta hetimore, eksperiencën në grupet e ndryshme të punës. Kam aftësitë profesionale të fituara dhe jo të dhuruara, Kam përballuar me sukses çdo situatë problematike”, tha ai.

Të pranishëm në mbledhjen e KLP janë e ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, ambasadori britanik si dhe përfaqësues të vendeve të tjera./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!