Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhja e kreut të SPAK/ Kandidatja Musabelliu prezanton platformën: Drejtimi i këtij institucioni kërkon njohje në rrënjë të sistemit dhe pavarësi!

schedule11:06 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 11:06 - 11 Dhjetor, 2025

Kandidatja për kreun e SPAK Doloreza Musabelliu ka prezantuar platformën e saj përpara KLP. Gjatë fjalës së saj Musabelliu vendosi theksin tek drejtimi i pavarur i SPAK.

“Çmos se plotësoj kushtet dhe kriteret e përcaktuara në ligj. Me një eksperiencë 21-vjeçare…Jam e bindur se përvoja profesionale e njerëzore përgjatë dy dekadave, përbëjnë garanci për drejtimin e suksesshëm të institucionit. Ky moment kërkon drejtim që bashkon qartësinë dhe vizonin. Me këtë kandidim synoj të ofroj drejtim të pavarur duke pasqyruar parimet më të larta të shtetit të së drejtës”, tha ajo, duke shtuar: “Sfidat e përballura ndër vite janë shndërruar në përvojë punë duke më pajisur me pavarësi profesionale. Kam vijuar me këmbëngulje të kryej detyrat e mia. Përvoja 21 vjeçare si prokurore më ka bërë për të ecur përpara me një qasje të guximshme. Drejtimi i këtij institucioni kërkon njohje në rrënjë të sistemit dhe përvojën për të vendosur me vendosmëri”., tha ajo.

Kreu i ri i SPAK/ “Asnjë funksionar nuk qëndron mbi ligjin”, Doloreza Musabelliu: Kam hetuar raste të korrupsionit, vrasje dhe trafikim të qenieve njerëzore

Kandidatja Doloreza Musabelliu, në prezantimin e platformës së saj, renditi një sërë çështjet të rëndësishme të hetuara prej saj, si raste të korrupsionit, raste trafikimit të qenies njerëzore dhe vrasje. Gjatë fjalës së saj, Musabelliu tha se janë nga këto hetime janë zbuluar një sërë çështjes kriminale, duke nënvizuar se asnjë funksionar nuk qëndron mbi ligjin. Pjesa më e madhe e çështjeve të hetuara prej kanë kundër trafik të narkotikëve. Përmend një çështje të vitit 2015 ku për herë të parë u hetua një rast ajror i trafikut të narkotikëve, ku në përfundim u dënuam me vendim të formës së prerë. Kam hetuar çështje të korrupsionit. Këto çështje reflektojnë bindje profesionale se asnjë funksionar pavarësisht statusit nuk qëndron mbi ligjin. Për të kaluar tek prokuroria e posaçme kam hetuar çështje sensitive. Çështja e vitit 2019, ku veçanti e kësaj çështje është se është kryer në bashkëpunim me autoritetet holandeze. Çështja penale e vitit 2021 ndaj një ish kryetar bashkie dhe bashkëpunëtorëve të tij. Një risi ka qenë se është proceduar me sekuestrimin e kriptomonedhave dhe falë bashkëpunimit me shtetet e huaja  arritëm t’i ruanim”, tha ajo.

Gara për kreun e ri të SPAK/ “Cilësi dhe shpejtësi të hetimeve”, Musabelliu: Transparenca dhe llogaridhënia janë dy shtyllat kryesore të vizionit tim

Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë po zhvillohet mbledhja për zgjedhjen e kreut të KLP. Katër janë kandidatët për kreun e SPAK. Andan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gogaj dhe Klodian Braho. Fillimisht prezantoi platformën e tij Andan Xholi. Më tej kandidatja e dytë që prezantoi platformën e saj është Doloreza Musabelliu. Gjatë fjalës së saj, Musabelliu nënvizoi se kontributi i saj ka qenë i vazhdueshëm në rritje për rritjen e transparencës, duke shtuar se është i rëndësishme menaxhimi mes sekretit hetimor dhe të drejtës për të informim.

“Bashkëpunimi me ndërkombëtarët, prioritet”/ Musabelliu: Në fokusin tim, nxitja e hetimeve financiare paralelisht me hetime penale

Në prezantimin e platformës së saj kandidatja në garë për kreun e ri të SPAK, Doloreza Musabelliu, tha se menaxhimi i burimeve njerëzore është sfidë për SPAK . Gjithashtu tha se do të mbështesë përdorimin e teknikave speciale të hetimit.

“Prokuroria e Posaçme do të vijojë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ndërkombëtar që do të përmirësohet vazhdimisht duke garantuar hetime cilësore. Rritja e numrit të procedimeve të nisura kryesisht është një tjetër pikë e rëndësishme. Hetimet proaktive e kthejnë institucionin aktor aktiv që godet nga fazat e hershme. Qëllimi do të jetë identifikimi në kohë i fenomeneve me potencial risku. Në fokusin tim do të jetë nxitja e hetimeve financiare që të kryhen paralelisht së bashku me hetime penale. Kjo qasje siguron jo vetëm ndëshkimin penal por edhe goditjen e bazës. Shtimi i rasteve të gjurmimit të produkteve të veprës penale, duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje. Do mbështes përdorimin e teknikave speciale të hetimit. Garantimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut është një nga shtyllat kryesore…Mbrojtja e të drejtave të njeriut është treguar i nivelit të lartë të institucionit”, tha ajo.

Kush është Doloreza Musabelliu

U diplomua në vitin 2002 në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 2005 në Shkollën e Magjistraturës.

Detyrat që ka ushtruar:

11.10.2004 -19.12.2019- Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda.

19.12.2019 – 31.01.2020- Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë (pas pushimit së ekzistuari të Prokurorisë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda).

Nga 31 janari 2020 dhe aktualisht është prokurore në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Elvin Gokaj

Gjatë viteve 1994 – 1998, ka përfunduar studimet e larta të ciklit 4-vjeçar, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Ka marrë emërim si prokuror më 5 dhjetor 2000.

Detyrat që ka ushtruar:

2000-2007- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat.

2007-2012- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

2013-2014-  Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

2014-2021- Prokuror dhe drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

Nga 13 dhjetori 2021 dhe aktualisht, Gokaj mban detyrën e Prokurorit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!