Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë mbërrin në KLP

schedule09:00 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 09:00 - 11 Dhjetor, 2025

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë këtë të enjte kreun e ri të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Teksa duhen edhe pak minuta nga nisja e orarit zyrtar të mbledhjes, ambasadori i  Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë Nicholas Abbott kanë mbërritur në KLP për të ndjekur procesin nga afër.

Për drejtimin e Strukturës së Posaçme në garë janë katër kandidatë, përkatësisht; Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gogaj, dhe Klodian Braho.

Kandidatët do të prezantojnë platformat e tyre dhe më pas do jetë KLP-ja, e cila do të përzgjedhë pasuesin e Altin Dumanit, për një mandat trevjeçar në krye të SPAK.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!