Pervin Gjikuria, nënkryetari i bashkisë së Himarës në një intervistë në “Special Report” në ABC News foli për zgjedhjen e kryetares Blerina Bala në Himarë, duke thënë se kjo zgjedhja e kryetares së re i shërben të gjithë banorëve të Himarës.
Për të votuan 15 këshilltarë. Gjithashtu ai theksoi se në këtë moment Himara është shumë më e rëndësishme dhe se është mbi çdo bindje politike.
“Presim një numër më të madh vizituesish nga çfarë kishim edhe vjet. Kjo zgjidhje e shpejtë i shërben të gjithë qytetarëve të Himarës. Vonesat do të pengonin sezonin turistik. Nuk kishte rëndësi se kush do të dilte, unë u tërhoqa. Por besoj se shpejtësia për zgjidhjen e këtij ngërçi ishte më i rëndësishëm se sa emri. Pra në këtë moment një emër nuk besoj se ka shumë rëndësi”, tha Gjikuria.
Sa i përket tensionet e krijuara nga mbështetës të Belerit, që shoqëruan procesin për zgjedhjen e kryetares së re, ai tha se nuk ishin shqetësuese, megjithëse nuk ishte diçka e bukur.
/abcnews.al/