Zgjatja e pandemisë përkeqëson ekonominë, FMN: Borxhi mund të arrijë në 88%

schedule13:18 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 13:18 - 1 Dhjetor, 2020

Erblina Mile

Zgjatja e pandemisë në Shqipëri do të ishte një risk shumë serioz për ecurinë ekonomike.

Fondi Monetar ndërkombëtar në raportin e fundit të monitorimit thekson se ekonomia shqiptare po përballet me probleme që vijnë si pasojë e pandemisë së tejzgjatur.

Nëse vendi do të përballej me një pandemi më të  rëndë kjo do të dëmtonte më tej perspektivën ekonomike të Shqipërisë, përmes turizmit më të dobët, remitancave, kërkesës së jashtme,investimeve, si dhe kushteve më të ngushta financiare.

Madje nga vlerësimet e ndërkombëtarëve, në pikëpyetje vihet edhe rimëkëmbja ekonomike në vitet 2021-2022.

Duke marë shkas nga kjo situatë ata i sugjerojnë autoritetve shqiptare që të marin masa për të krijuar një fond të veçantë i cili të përdoret me pas në raste të jashtëzakonshme.

Në skenarët negativë të FMN parashikohet që nëse kriza për shkak të pandemisë vijon atëherë niveli i borxhit publik mund të arrijë deri në 88%.

Po ashtu në raport theksohet se duhet një adresim i mirë i dobësive strukturore në financat publike mund të mbështesë më mirë investimet në kapital njerëzor dhe fizik.

Madje kërkohet një strategji e shëndoshë e të ardhurave afatmesme që duhet të miratohen dhe zbatohet pa vonesa të mëtejshme. Po ashtu FMN këkron të shmangen ndryshimet e shpeshta, ad hoc të politikave tatimore dhe skemat e amnistisë tatimore.

Drejtorët gjithashtu theksuan nevojën për të forcuar për të menaxhuar rreziqet fiskale në rritje, duke përfshirë partneritetet publik-privat dhe garancitë e fundit të qeverisë.

Ata nënvizuan nevojën për të parandaluar borxhet e reja dhe përpjekjet e vazhdueshme.Ndërkohë për sa i përket rritjes ekonomike vlerësimi për këtë vit është parashikon një tkurrje prej7,5% ,në vitin 2021 rimëkëmbja pritet të arrijë në 5%. /abcnews.al/