Zgjatet hetimi për Metën, Balla: Shkelje për shkarkim, edhe dekretimi i Xhaferllarit gjyqtare

schedule16:24 - 20 Nëntor, 2019

schedule 16:24 - 20 Nëntor, 2019

Partia Socialiste kërkon që komisioni hetimor për shkarkimin e Metës të zgjerojë objektin duke llogaritur si shkelje për shkarkim, edhe dekretimin e Marsida Xhaferllarit si gjyqtare Kushtetuese. Kjo do të zgjasë punën e komisionit, të cilit  afati i mbaronte në 8 dhjetor.

Shkarkimi i Ilir Metës nuk do të votohet në parlament brenda datës 8 dhjetor, siç ishte parashikuar.

Socialistët do ta zgjasin afatin e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit, duke kërkuar që në hetim të përfshihet si shkelje dhe situata në gjykatën kushtetuese.

Numri dy i socialistëve tha se Meta duhet të hetohet: sepse nuk thirri për betim Arta Vorpsin, dhe se deketoi gjyqtare Kushtetuese, Marsida Xhaferllarin.

Socialistët nuk e pranojnë Xhaferllarin si gjyqtare kushtetuese.

Pavarësisht ping pongut politik, si shkarkimi i Metës, ashtu edhe mandati i Xhaferllarit si gjyqtare Kushteteuse, do të vendoset nga vetë Gjykata Kushtetuese, të cilës i duhend he 2 anëtarë të rinj për të marrë këto vendime. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!