Të gjithë ata prindër që nuk kanë mundur ti regjistrojnë fëmijët në klasë të parë dhe të dhjetë do të kenë në dispozicon dhe katër ditë kohë. Ministria e Arsimit ka rihapur regjistrimet të hënën e dy shtatorit.
Prindërit do të mund ta kryejnë këtë proces në portalin e Albania deri më gjashtë shtator. Kjo është faza e dytë e regjistrimeve pas asaj që nisi më tetë korrik dhe përfundojë më 31 gusht. Ndërkohë në prag të fillimit të vitit të ri shkollor në Tiranë kanë nisur përgatitjet. Sipas nënkryetarit të bashkisë tetë shkolla do ti presin nxënësit në mjedise tërësisht të reja.
Këtë vit në kryeqytet do të hapen gjithashtu dhe tetë kopshte dhe çerdhe të reja. Për katër prej tyre bashkia ka marrë mjedise me qera.
Në të gjithë vendin janë më shumë se 10 mijë nxënës dhe mësues që sipas Ministrisë së Arsimit më 9 shtator nisin mësimin në kushte më të mira pasi 25 shkolla të reja do ti hapin dyert këtë vit. Ndërsa 100 objekte shkollore janë rehabilituar ose janë në proces./abcnews.al/