Zgjat pak gëzimi i nënës, vajza e sëmurë që mbahej me zinxhirë sorollatet spitaleve

schedule16:10 - 28 Korrik, 2022

schedule 16:10 - 28 Korrik, 2022

Nga Ahmet Zani

Mjekët e spitalit të Laçit shkuan këtë mëngjes në Zheje të Kurbinit dhe morën vajzën e sëmurë që mbahet e lidhur me zinxhir. Atë e shoqëroi nëna e cila u gëzua që më në fund vajzat do trajtohej në spital ose do strehohej në një qendër rezidenciale.

Gëzimi zgjati pak. Nisën sorollatjet.

“Doktori e vizitoi tha se do ta nisim tek spitali nr.5 në Tiranë, që t’i nxjerrin diagnozën a e shtrojnë a jo nuk e di. Unë prita dy orë isha me tension ju thashë do iki në shtëpi. Më thanë s’ka ambulancë se është në Tiranë dhe më thanë ik në shtëpi se do vijmë të të marrin më shtëpi.”

Nënë Marta Cacurri është e dëshpëruar. Ka treguar historinë dramatike në ABC dhe ende nuk i është ofruar ndihmë konkrete, për 31-vjeçaren, që ka nevojë të trajtohet nga mjekët.

“E humba shpresën.”

I dhimbset shumë vajza që e mban të lidhur, për shkak se është agresive. Nëna kërkon ndihmë nga institucionet e shëndetësisë dhe çështjeve sociale pasi nuk është në gjendje të mirë fizike dhe ekonomike që të jetojnë me të.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!