Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zëvendësuesi i Keylor Navas, PSG piketon talentin që po shkëlqen në Premier

schedule17:56 - 28 Mars, 2021

schedule 17:56 - 28 Mars, 2021

Keylor Navas po zhvillon një sezon fantastik me PSG. Portieri nga Kosta Rika mbush 35 vjeç në muajin dhjetor dhe nuk premton edhe shumë sezone në nivele të larta. Drejtuesit e kampionëve të Francës po mendojnë për pasardhësin e tij dhe kanë hedhur sytë nga Premier League.

The National raporton se i preferuari i PSG-së është Illan Meslier. 21-vjeç dhe titullar i Leeds United të Marcelo Bielsa. Meslier ka luajtur me kombëtaret U18, U19 dhe U20 të Francës, teksa është grumbulluar por nuk ka debutuar akoma me Francën U21.

Talenti nuk i mungon dhe “gardiani” po merr eksperiencë në kampionatin anglez (28 ndeshje këtë sezon mes shtyllave). PSG e do për sezonin e ardhshëm dhe po përgatit një ofertë për Leeds United. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!