Thiago Silva zgjodhi Chelsea për të vazhduar karrierën dhe PSG po kërkon një zëvendësues për brazilianin. Një ndër lojtarët që pëlqehet shumë në kampin e nënkampionëve të Evropës është Milan Skriniar i Interit.
Klubi italian nuk e përjashton shitjen e qendërmbrojtësit sllovak, i cili mund të mbushë arkën e zikaltërve. Rreth 70 milion euro vlente kartoni i 25-vjeçarit, por pandemia dhe aktivizimi jo i plotë në ndeshjet e fundit të sezonit kanë ulur çmimin e tij.
Mediat italiane raportojnë se PSG ka nisur bisedimet me homologët italianë dhe së shpejti do të paraqesin ofertën e tyre zyrtare, me Interin që ka piketuar prej kohësh Marash Kumbullën si pasuesin e Skriniar. /abcnews.al