Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Olha Stefanishyna ka akuzuar ushtarët rusë se janë duke përdhunuar dhe vrarë gra. Stefanishyna, deklaratat i bëri për Sky News ndërsa shtoi se çdo ushtar që kryen krime lufte do të mbajë përgjegjësi.
“Çdo ushtar që ka kryer krime lufte do të mbajë përgjegjësi. Gratë ukrainase do të qëndrojnë të bashkuara dhe do të triumfojnë.” /abcnews.al/