Zëvendëskryeministri i Kosovës për asociacionin e komunave serbe

schedule15:35 - 24 Shtator, 2017

schedule 15:35 - 24 Shtator, 2017

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiç kërkon që të mos shtyhet formimi I Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Në një intervistë për Gazetën serbe “Politika”, ai bëri thirrje që të respektohet marrëveshja e arritur në Bruksel. “Është e pakontestueshme se Asociacioni i Komunave Serbe do të formohet dhe do të insistojmë që kjo të mos shtyhet deri në vitin 2019, sic shkruan në programin e Qeverisë, por gjatë vitit të ardhshëm”, tha Jevtiç. Ai nënvizoi se tashmë është bërë hapi i parë duke future këtë çështje në programin e Qeverisë.