UEFA ka vendosur të përdorë dorën e hekurt ndaj Manchester City. Klubi anglez është përjashtuar me dy vite nga kompeticionet europiane (2020-2021 dhe 2021-2022) dhe është gjobitur me 30 milion euro. “Cityzens” kanë paguar një çmim të lartë për shkeljet e kryera në FPF (fair-play financiar).
Në njoftimin për shtyp të qeverisë europiane të futbollit thuhet se pasi shqyrtoi të gjitha provat, Dhoma Gjyqësore zbuloi se Manchester City kishte kryer shkelje serioze të rregulloreve për licencat dhe FPF, duke mbivlerësuar të ardhurat dhe bilancin e klubit mes viteve 2012-2016. Klubi anglez do të ketë mundësinë e apelimit në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë. /abcnews.al