Zero taksë për pagat deri në 50 mijë lekë/ Lera: Edhe 65 mijë persona jashtë skemës së tatimit

schedule14:22 - 8 Maj, 2023

schedule 14:22 - 8 Maj, 2023

Tatimi për personat që paguajnë deri në 50 mijë lekë do të jetë zero taksë nga data 1 qershor e këtij viti.

Drejtori i politikave fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera deklaroi se edhe 65 mijë punëmarrës të tjerë, do të jenë jashtë skemës së taksimit.

Në një intervistë për ABC News. Lera u shpreh se të ardhurat që deri dje të punësuarit në këto kategori, i paguanin në formën e taksave, tanimë do t’i kenë për konsum individual për konsum privat.

Ndër të tjera, Leka nënvizoi se edhe për të punësuarit me pagë 50-55 mijë lekë, ka përgjysmim për tatimin, nga 13% në 6.5%.

“Pragu i ri përjashtues i tatimit mbi të ardhurave personale nga paga, do të fillojë të praktikohet nga 1 qershori i vitit 2023. Do të thotë se të punësuarit me pagë, nga 40-50 mijë lekë në muaj, nuk do të paguajnë tatim nga 1 qershori i vitit 2023. Pra, pragu përjashtues rritet me 10 mijë lekë, çka do të thotë që edhe 65 mijë punëmarrës të tjerë, do të jenë jashtë skemës së taksimit, të ardhurat që deri dje i paguanin në formën e  taksave, do t’i kenë për konsum individual për konsum privat.

Objektivi ka qenë që të lehtësojmë zakonisht, punëmarrësit me paga të ulëta dhe mesatare. Përjashtimi i pagës 50 mijë lekë, është një masë e rëndësishme dhe dobiprurëse për të gjithë të punësuarit që janë në këto kategori. Kemi bërë një lehtësim duke e përgjysmuar nivelin 13% në 6.5% edhe për kategoritë 50-55 mijë lekë, në mënyrë që edhe këta të kenë një barrë fiskale të harmonizuar. Ndërkohë që mbi këto nivele, do të ruhet taksimi 13% me prag përjashtues 30 mijë lekë dhe për pagat mbi 200 mijë lekë, për çdo lekë shtesë mbi 200 mijë lekë, do përdoret sistemi i taksimit 23%”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!