Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Zero taksë për librin”, Studiuesja: Librat shqip së shpejti në App Store dhe Amazon

schedule20:28 - 16 Dhjetor, 2025

schedule 20:28 - 16 Dhjetor, 2025

Studiuesja Alda Bardhyli tha për Real Story se ministria po punon për zerimin e taksës mbi librin, një masë që sipas saj do të ishte një ndihmë e rëndësishme për botuesit dhe për shoqërinë. Ajo theksoi se mungesa e librarive dhe bibliotekave në shumicën e qyteteve të Shqipërisë, përfshirë edhe Gjirokastrën, mbetet një fakt shqetësues.

Është e vërtetë kjo pjesa e librarive. Sa i përket taksës, ka një përpjekje nga ministria për ta zeruar këtë taksë të librit, do ishte një ndihmë e mirë. Por edhe kaq sa është aktualisht ka qenë edhe kërkesë e vetë botuesve. Një taksë zero do ishte një ndihmë shumë e mirë, për këtë biznes kaq të rëndësishëm për shoqërinë.  Edukimi sa i përket librave, është i rëndësishëm. Pjesa më e madhe e qyteteve të Shqipërisë, fatkeqësisht nuk kanë librari, edhe qytete të mëdha si Gjirokastra. Ky është një fakt trishtues.”

Sipas Bardhylit, po ndërmerren hapa konkretë për futjen e gjuhës shqipe në platforma digjitale si App Store dhe Amazon. Bardhyli theksoi se rrjeti i bibliotekave të lagjeve në Tiranë dhe libri dixhital do ta ndihmojnë lexuesin, duke pranuar se libri shqip mbetet ende i padigjitalizuar dhe i vështirë për t’u gjetur në platformat elektronike.

“Po përgjigjemi të fusim gjuhën shqipe në platforma si app store, apo amazon. Në amendimet që kemi bërë në ligjin aktual për librin kemi futur për herë të parë kopjen dixhitale të librit që do të vendoset në bibliotekën kombëtare. Kjo do të thotë që librat që do të botohen nga 2025 e në vijim do të jenë libra që do të jenë pjesë digjitale e fondit të bibliotekës kombëtare. Për lexuesin në bibliotekë do të jenë falas. Në Tiranë kemi një rrjet të mirë të bibliotekave të lagjes. Libri dixhital do ndihmojë lexuesin.

Libri shqip ka shumë punë për të bërë. Është e padixhitalizuar, është e vështirë ta gjesh në platforma elektronike.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!