Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zero raste nga Covid-19 për herë të parë pas 11 muajsh në Maltë

schedule12:51 - 7 Qershor, 2021

schedule 12:51 - 7 Qershor, 2021

Malta nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me Covid-19 për herë të parë në 11 muaj,  tha në një deklaratë  ministri i shëndetësisë por ai gjithashtu u bëri thirrje njerëzve të jenë të kujdesshëm për të parandaluar shpërthime të reja të Covid-19.

“Sot është dita e parë që vendi nuk ka shënuar asnjë rast me Covid që nga vera e kaluar,” shkroi ministri Chris Fearne në Twitter. “Është thelbësore që ne të vazhdojmë të  jemi të përgjegjshëm.”

Rikujtojmë se Malta ka rihapur baret, kinematë dhe teatrot. Malta regjistroi për herë të fundit zero raste me Covid më 25 korrik, por rastet më pas u rritën gradualisht, duke arritur kulmin në Mars  me 510 raste.

Ishulli ka vaksinuar më shumë se gjysmën e popullsisë dhe të paktën 75% e tyre kanë marrë të paktën një dozë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!