Zero infektime, qyteti i origjinës së Covid-19 në Kinë rihap diskot

schedule22:40 - 19 Shtator, 2020

schedule 22:40 - 19 Shtator, 2020

E ndërsa shumë shtete në Europë po përgatiten për një valë të dytë nga koronavirusi, në Wuhan qytetin ku ka origjinën Covid-19 gjithçka është kthyer si përpara pandemisë.

Një gjë të tillë e konfirmojnë pamjet që vijnë nga Kina, ku në Wuhan janë rihapur klubet e natës dhe të rinjtë kërcejnë në diskoteka normalisht.

Ish-epiqendra e pandemisë raporton zero raste të reja, ndërsa qyteti me 11 milionë banorë tashmë ka rifilluar jetën normale./ db/Abcnews.al