SHQIPËRI- 53.9%, apo rreth 1 024 000 të cilët shprehen se nuk janë të zhgënjyer aktualisht nga dy partitë kryesore PS e PD, kanë një moshë mesatare rreth 54.1 vjeç.
Zëri i Shqiptarëve publikoi këtë të hënë rezultatet e sondazhit të radhës në ABC News, ku pyetjes A jeni aktualisht i/e zhgënjyer prej dy partive kryesore, PS dhe PD? Iu përgjigjën me PO, rreth 46.1 % e të anketuarve, ose rreth 876 mijë shqiptarë, sipas një esktrapolimi të sondazhistit Zaloshnja.
Kjo kategori të cilët thotë se janë të zhgënjyer aktualisht nga dy partitë kryesore, i përkasin një moshe mesatare rreth 43.0 vjeç.
Ndërkohë, rezulton se më të zhgënjyer me partitë kryesore, PS e PD, aktualisht janë personat që kanë nivel arsimor më të lartë. Nga përpunimi i të dhënave, rezultoi se të zhgënjyer janë të anketuarit që kanë mesatarisht 13.6 vite arsimim, ndërsa ta pazhgënjyer në 11.9 vite shkollë.
Të dhënat e sondazhit:

Zëri i Shqiptarëve ka publikuar këtë të hënë rezultatet e sondazhit të radhës në ABC News. 1252 banorë të rritur të vendit, është kampioni i kësaj të hënë, ndërsa linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.
Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.7%./abcnews.al

