Zemra vijon tu marrë jetën shqiptarëve. Problemet kardiovaskulare mbeten shkaku I parë në piramidën e sëmundshmërisë për vdekjet në Shqipëri.
Instituti I Statistikave ka publikuar shkaqet e vdekjeve për vitin 2025 dhe në krye qëndrojnë sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut me rreth 53%.
Në këtë grup bëjnë pjesë sëmundjet kronike dhe ishemike të zemrës dhe ato të enëve të trurit. Më shumë humbje jete prej tyre sipas INSTAT janë shënur tek gratë se tek burrat përkatësisht me rreth 55% dhe 52%.
Në vend te dytë Instituti I Statistikave rendit shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë me rreth 30% . Këtu përfshihen dhe vdekjet nga pleqëria.
Ndërsa në vend të tretë qëndrojnë tumoret. Përgjegjëse për 15.3 % të humbjeve të jetës në vitin e shkuar.
Vitin e shkuar ne vendin tonë sipas Institutit të Statistikave humben jeten 21 mijë e 394 persona. Numri I vdekjeve në raport me vitin paraardhes ka pesuar renie me 3.2%. Ato qe dominojne jane shkaqet natyrale ndersa ne vend te dyte renditen aksidentet rrugore sipas INSTAT me 2.2% te humbjeve te jetes dhe rritje me 0.3 % krahasuar me vitin 2024.



