Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zemra po vret të rinjtë/ Mjekët: Shtohen infarktet në moshat e reja, duhen kontrolle pas 35 vjeç

schedule15:00 - 1 Korrik, 2026

schedule 15:00 - 1 Korrik, 2026

Shtohen infarktet e zemrës në moshë të re. Kjo vihet re nga mjekët kardiologë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, të cilët rendisin disa arsye.

“Lidhen me stilin e jetesës, me mënyrën e ushqyerjes, lidhen me hipertensionin, diabetin dhe yndyrnat në gjak, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në sëmundjet e arterieve koronare dhe infarktin e miokardit. Nga ana tjetër, lidhen edhe me një sërë faktorësh të tjerë shoqërorë, stresi apo faktorë të tjerë psikologjikë, që ndikojnë te pacientët, qoftë edhe në mosha të reja, në shfaqjen e infarktit të miokardit.

Incidenca ka qenë e rritur kryesisht mbi moshën 40 vjeç, por nuk do të thotë se nuk kemi pasur raste edhe në moshë të re. Kemi pasur pacientë me sëmundje të arterieve koronare edhe në këto mosha, të cilët, pasi kanë kryer procedurat e caktuara, një pjesë e tyre e kanë kaluar mirë sëmundjen. Megjithatë, janë rritur rastet që janë shfaqur te moshat e reja.”



Infarkti i miokardit, sipas mjekëve, mund të mos shfaqë shenja paraprake. Prandaj ata këshillojnë kryerjen e kontrolleve periodike, nëse i keni kaluar 35 vjeç dhe keni faktorë rreziku.

“Infarkti i miokardit, në një pjesë të rasteve, mund të japë shenja dhe simptoma paraprake, si dhimbje gjoksi gjatë aktivitetit fizik apo edhe në qetësi, në raste të caktuara, të cilat shfaqen te individët që paraqiten në spital.

Prandaj rekomandohet që individët mbi 35–40 vjeç, sidomos ata që kanë faktorë rreziku ose trashëgimi familjare, të bëjnë një vizitë kontrolli.”

Valët e të nxehtit, sipas mjekëve, mund të përkeqësojnë gjendjen shëndetësore te personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe mund të çojnë deri në humbje jete.

“Rriten rrahjet e zemrës, pasi ajo pompon më shumë për të ulur temperaturën e trupit. Kemi ulje të tensionit dhe çrregullime të kripërave në organizëm.

Është vënë re se gjatë dy ose tre ditëve të para të valës së të nxehtit mund të ketë një rritje me 10–20% të shtrimeve në spital për sëmundjet e zemrës dhe infarktin e miokardit.”

Mjekët apelojnë që qytetarët të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të shmangin daljen në orët e pikut të të nxehtit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!