Zemra kuqezi, Thiago Silva: Milani madhështor me Juven, uroj t’i shoh në Champions

schedule09:40 - 11 Maj, 2021

schedule 09:40 - 11 Maj, 2021

Thiago Silva po e shijon në maksimum aventurën e parë në Premier League. Mbrojtësi brazilian firmosi me Chelsea gushtin e kaluar. Deri tani ia ka dalë të fitojë EFL Cup, teksa mund të fitojë edhe Champions League më 29 maj (Chelsea përballet me Manchester City).

36-vjeçari ka mbetur shumë i lidhur me Milanin, ekipi që e bëri të famshëm në futbollin evropian. Kuqezinjtë fituan 0-3 në Torino kundër Juventusit dhe janë afër rikthimit në Champions League. “E pres këtë kualifikim që prej momentit kur u largova nga Milani.

 

MILAN, ITALY – NOVEMBER 27: Zlatan Ibrahimovic (L) and Thiago Silva (R) of AC Milan celebrates scoring the first goal during the Serie A match between AC Milan v AC Chievo Verona at Stadio Giuseppe Meazza on November 27, 2011 in Milan, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Çdo vit mendoja se do të riktheheshim në Champions, por këtë sezon jemi realisht shumë afër. E pashë ndeshjen Juventus-Milan. Jam pak i trishtuar për lojtarët brazilianë të Juves: Danilon, Alex Sandron, Arthur, por edhe Buffon, të cilin e kisha shok skuadre te PSG.

Milani zhvilloi një ndeshje madhështore. Kuqezinjtë e merituan fitoren, kanë zhvilluar një kampionat shumë të mirë dhe e meritojnë kualifikimin në Champions League. Unë jam një tifoz milanist, shpresoj ta shoh edhe njëherë Milanin në San Siro, stadium i veçantë për mua“, deklaroi Thiago Silva për Sky Sport. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!