Zemra e madhe e Sterling, lumturon gratë e pastreha me gjestin e tij

schedule23:46 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 23:46 - 26 Dhjetor, 2020

Gjest i bukur i Rahem Sterling në këtë periudhë festash. Një ditë më parë ishte Fernandinho, kapiteni i Manchester City, ai që surprizoi 9-vjeçarin Adam, një tifoz i thekur i “Cityzens”. Ky i fundit kishte kryer një operacion delikat në zemër dhe braziliani e surprizoi në një video konferencë.

Një pako me dhurata shkoi për vogëlushin, teksa klubi anglez i ka premtuar se do e bëjë maskotë në një ndeshje shtëpiake, në momentin që Adam do të shërohet plotësisht. Rikthehemi te Sterling. Sulmuesi anglez ka shkuar në një restorant për t’u ushqyer.

  1. LEXO EDHE: VIDEO/ Surpriza për Krishtlindje, kapiteni i City lumturon tifozin e veçantë

Afër derës qëndronin dy gra të pastreha duke lypur. Sterling është futur brenda dhe ka kërkuar që të përgatitej një vakt i shijshëm për dy gratë, sigurisht duke kërkuar leje që ato të futeshin brenda dhe të ushqeheshin shumë mirë. Bakshishi për punëtorët nuk ka munguar.

26-vjeçari ka kryer pagesën dhe është larguar. “Ai hyri në restorant në mënyrë kaq të natyrshme dhe u soll në mënyrë të përulur. Bëri pagesën, mori ushqimin e vet dhe u largua. Një zotëri i vërtetë“, deklaroi Wasib Arif, pronari i restorantit për The Sun. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!