“Zemra e çamit rreh në Mirditë”, Hysni Alushi flet për projektin e ri: Një histori reale, si u krijua kënga

schedule09:26 - 19 Korrik, 2024

schedule 09:26 - 19 Korrik, 2024

Këngëtari i muzikës popullore, Hysni Alushi ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re me titull “Zemra e çamit”.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi se si lindi kjo këngë nga një histori e vërtetë dashurie mes Valentinës nga Mirdita dhe Dritanit nga Çamëria, të cilët janë pjesëmarrës dhe në klip.

Hysniu ka zbuluar se kënga është punuar nga kompozitori Enis Mullai dhe është ndryshe nga projektet e mëpërparshme.

“Ky projekt lindi si ide e një miku tim që ishte martuar me një vajzë mirditore, dhe më tha çami i dashuruar me mirditoren dhe unë direkt e gjeta temën e këngës.

Ata janë një çift ideal dhe mbi të gjitha Dritani është një djalë patriot dhe e ruan atë dashurinë për Shqipërinë, pavarësisht se jeton në Norvegji.

Dua ta përgëzojë Enis Mullain, sepse ishte bashkëpunimi i parë që bënim bashkë dhe doli shumë i bukur, diçka ndryshe nga të gjitha këngët e tjera.

Klipi është xhiruar në Durrës dhe është pritur shumë mirë si këngë dhe nga diaspora”, u shpreh artisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!