Zemërim dhe thumbime për shokët, Griezmann: Ishim skandal në mbrojtje

schedule12:14 - 18 Janar, 2021

schedule 12:14 - 18 Janar, 2021

Shënoi dy gola, por në fund nuk mjaftuan për të fituar Superkupën e Spanjës. Antoine Griezmann po rikthehet gradualisht në formën e tij më të mirë. Sulmuesi francez realizoi dy herë ndaj Athletic Bilbaos mbrëmjen e kaluar, por baskët triumfuan 3-2 dhe fituan trofeun.

Griezmann ndihet keq që golat e tij nuk i shërbyen Barcelonës. 29-vjeçari nuk e fsheh zhgënjimin në prononcimin e dhënë për Marca, aty ku nuk i kursen kritikat për repartin e prapavijës, një deklaratë që pritet të krijojë polemika.

Po përjetoj ndjesitë e atij që ka humbur. Jemi të zemëruar, të zhgënjyer, të lodhur dhe të mërzitur. Kur humbet një finale, këto janë gjërat që ndjen dhe përjeton. Luajtëm shumë keq në mbrojtje, edhe pse e dinim që skuadrat e Marcelinos janë të vështira për t’u sfiduar.

E përsëris, ishim skandal në mbrojtje dhe detajet bënë diferencën në këtë përballje. Kur topi del jashtë ose kur është e nevojshme për të vrapuar, dikush duhet të ulërijë. Kartoni i kuq i Messit? Sinqerisht që nuk e pashë se çfarë ndodhi“, përfundon sulmuesi francez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!