Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se këtë të hënë se ka zhvilluar një takim me drejtorët dhe inspektorët e komunave të Kosovës, derisa thotë se gjatë kësaj jave do të ketë rishikim të masave anti-COVID.
Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në çdo komunë, masat duhet të respektohen në mënyrë strikte dhe të rritet niveli i përgjegjësisë dhe llogaridhënies.
Postimi i plotë:
Sot gjatë takimit me drejtoret e inspektoreve të komunave të Kosovës prej të cilëve kërkova kordinim më të mirë ndërmjet inspektoriateve komunale me inspektoriatet tjera.
Gjatë kësaj jave do të ketë rishikim të masave dhe mekanizmave funksional që ndihmojnë në menaxhimin e pandemisë dhe sigurojnë kontrollimin dhe respektimin e masave, në të gjitha komunat e Kosovës!
Në çdo komunë, masat duhet të respektohen në mënyrë strikte dhe të rritet niveli i përgjegjësisë dhe llogaridhënies!/abcnews.al