Zelensky vlerëson planin e paqes nga Kina, por e paralajmëron kundër furnizimit të Rusisë me armë

schedule13:06 - 25 Shkurt, 2023

schedule 13:06 - 25 Shkurt, 2023

Volodymyr Zelenskiy ka vlerësuar disa elementë të një propozimi kinez për një armëpushim në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, por tha se vetëm vendi ku po zhvillohet një luftë mund të jetë iniciatori i një plani paqeje.

Presidenti ukrainas tha, gjatë një konference për shtyp në Kiev të premten, se plani ishte “një sinjal i rëndësishëm se ata do të marrin pjesë në këtë çështje”, por paralajmëroi Pekinin kundër sigurimit të armëve të Moskës.

Ai madje u shpreh i gatshëm të takohet me presidentin e Kinës për të diskutuar planin e paqes.

 “Unë synoj të takohem me presidentin Kinez Shi Jin-Ping . Mendoj se nga ky takim do të përfitojnë vendet tona dhe siguria në botë. Ne kemi një qarkullim të madh tregtar me Kinën.

Kemi çështje për të diskutuar që nuk lidhen vetëm me luftën por edhe me faktin se ne jemi vende të interesuara për të mbrojtur lidhjet tona ekonomike.

Për sa i përket luftë, unë di që Kina ka respektuar historikisht integritetin territorial, prandaj ajo duhet të bëjë gjithçka që Federata Ruse të largohet nga territori ynë,” theksoi Zelensky.

Plani i paqes prej 12 pikash i hartuar nga Kina, përfshin nxitjen e dy palëve për të rinisur sa më parë  negociatat mbi një armëpushim.

Pavarësisht se në këtë dokument pretendohet se sovraniteti, integriteti territorial dhe pavarësia e dy vendeve është i panegociueshëm, ai nuk përmban ndonjë pikë ku thuhet se Rusia ka shkelur integritetin territorial të Ukrainës.

Moska dhe Kievi kanë treguar të dyja interes mbi planin Kinez të paqes, por përgjigjet nga ana e tyre kanë theksuar gjithashtu pengesat e mëdha në dialogun dy palësh.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!