Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri një vizitë në qytetin jugor të shkatërruar nga lufta, Mykolaiv.
Në një deklaratë, zyra e Zelensky tha se presidenti inspektoi ndërtesën e administratës shtetërore rajonale të Mykolaiv, e cila u shkatërrua si rezultat i një sulmi raketor nga forcat ruse.
Zyra e liderit ukrainas nuk specifikoi se kur u zhvillua vizita, shkruan SkyNews.
Vizita e Zelenskyt vjen ndërsa forcat e Kremlinit përpiqen të përparojnë në jug dhe në perëndim në një përpjekje për të ndërprerë hyrjen jetike në det.
Shumë nga lagjet në qytetin port të Mykolaiv tani janë të shkatërruara nga bombardimet ose të braktisura nga banorët që kanë ikur të sigurt në Evropë ose gjetkë në vend.
Ndërsa Rusia dhe Ukraina kanë përqendruar pjesën më të madhe të burimeve të tyre në javët e fundit në luftën për kontrollin e rajonit industrial lindor të Donbasit, fati i bregdetit të mbetur të Ukrainës në Detin e Zi në Odesa dhe Mykolaiv është vendimtar për të siguruar të ardhmen ekonomike të vendit. /abcnews.al