Zelensky vizitë në Bruksel, do të nënshkruajë një marrëveshje dypalëshe sigurie me kryeministrin belg

schedule09:14 - 28 Maj, 2024

schedule 09:14 - 28 Maj, 2024

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë sot Brukselin, ku pritet të nënshkruajë një marrëveshje dypalëshe të sigurisë me kryeministrin belg Alexander De Croix.

Presidenti ukrainas, i cili i kërkon Perëndimit të forcojë ndihmën që i jep vendit të tij në kontekstin e luftës me Rusinë, më pas do të pritet nga mbreti belg Philippe/

Vizita, që zgjat disa orë, pritet të përfundojë në mesditë në aeroportin ushtarak të Melsbruk, pranë Brukselit, ku qeveria belge pritet të rikujtojë angazhimin e saj për t’i pajisur forcat e armatosura ukrainase me avionë luftarakë F-16, “nëse është e mundur në fund të vitit”.

Ministria belge e Mbrojtjes po kontribuon në trajnimin e pilotëve dhe teknikëve ukrainas në përdorimin e luftëtarëve të prodhimit amerikan.

Presidenti Zelensky do të takohet me disa nga pilotët, teknikët dhe instruktorët ukrainas dhe belgë.

Vizita e presidentit ukrainas është pjesë e turit të tij në kryeqytetet europiane. Dje ishte në Madrid, sot pas Brukselit pritet të shkojë në Lisbonë ku do të takohet me kryeministrin Luis Montenegro dhe presidentin Marcelo Hebelo de Souza.

Në Madrid, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi ndihmë të re ushtarake me vlerë 1 miliard dollarë deri në vitin 2024, si pjesë e një marrëveshjeje dypalëshe të sigurisë me Kievin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!