“Vetëm me forcë mund të ndalim terrorin”.
Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një mesazh të për sulmet ajrore kundër qyteteve dhe komuniteteve ukrainase, rajoni Sumy në rajonin e Odessa, në Dnipropetrovsk, në Kharkiv, në Donetsk, në Mykolaiv dhe Kherson.
“Mijëra jetë njerëzish janë shpëtuar falë ndihmës së liderëve dhe vendeve që tashmë kanë mbështetur mburojën tonë ajrore dhe që tashmë po ushtrojnë presion efektiv me sanksione kundër makinerisë ruse të luftës.
Megjithatë, për fat të keq, shumë janë vrarë nga këto sulme dhe vetëm nëpërmjet forcës mund ta ndalojmë këtë terror. Ne duhet të mbrojmë fuqinë e unitetit botëror, të ushtarëve tanë që mbrojnë vijën e frontit”, tha Zelensky.
/abcnews.al