Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky: Vendimi për anëtarësimin e Ukrainës në BE duhet të merret këtë vit

schedule15:40 - 1 Nëntor, 2023

schedule 15:40 - 1 Nëntor, 2023

Ukraina po bën gjithçka për të siguruar që vendimi për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të merret këtë vit. Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një postim në rrjete sociale.

“Kufijtë e BE-së do të jenë kufijtë e kontinentit evropian. Dhe nuk do të ketë ‘zonë gri’. Brezi ynë politik mund ta garantojë këtë dhe jam i sigurt: nuk do të humbasim një moment kaq të veçantë”, thotë ai.

Sakaq, BE po shqyrton kufizime të mëtejshme në tregtinë me Rusinë, si pjesë e një pakete të re sanksionesh që synojnë Moskën për luftën në Ukrainë.

Bloomberg raporton, duke cituar disa burime, se kufizimet e reja do të preknin 5 miliardë euro të tregtisë ruse.

Masat duhet të përfshijnë kufizime në eksportet e teknologjive që mund të përdoren për qëllime ushtarake./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!